Presidenti rus, Vladimir Putin pret në një takim kancelaren gjermane, Angela Merkel. Ky takim është i pari që mbahet në rezidencën e Putin në Soçi qysh prej vitit 2015.

 

Ai vjen në kohën kur marrëdhëniet dypalëshe janë në një pikë të ulët, për shkak të luftës në Siri dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia.

 

Rusia ka aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014.

 

Por para takimit më kancelaren Merkel, zyra e Presidentit Trump do të zhvillojë një tjetër telefonatë me presidentin rus, Vladimir Putin.

 

Zyrtarë të Trumpit thanë se dy liderët do të flasin për luftën civile në Siri, ku Moska mbështet Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad, ndërsa SHBA mbështet rebelët që duan rrëzimin e tij, shkruan REL.

 

Trump ka urdhëruar një sulm ajror në një bazë ajrore të Sirisë, muajin e kaluar, si ndëshkim për një sulm me gaz helmues mbi civilët.

 

SHBA ka fajësuar Qeverinë e Assadit për këtë sulm, që ka lënë të vrarë 90 veta, por Rusia ka mohuar përgjegjësinë e Qeverisë siriane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *