E premte, 16 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Më shumë plazhe publike në Velipojë, aksion për lirimin e hapësirave të zaptuara përgjatë bregdetit

Prej dy ditësh në plazhin më të madh brigjeve të Adriatikut, Velipojë, ka nisur një aksion i gjerë për lirimin e hapësirave publike.

Ndryshimet e bëra këtë vit me vendim të këshillit të ministrave, duke i dhënë më shumë kompetenca bashkive kanë bërë që sezoni të nisë me vonesë, për shkak të ngërçeve që krijuan përplasjet politike në fushatën zgjedhore.

Reklamë

Asnjë tolerim nuk do të ketë ndaj atyre që cenojnë këto hapësira, ishte paralajmërimi që autoritetet dhanë nga terreni, ku panë nga afër ecurinë e punës.

Vetë qytetarët vlerësojnë rritjen e hapësirave publike dhe punën që po bëhet në këtë drejtim.

Task Forca mes Policisë Bashkiake, Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike po kalon në sitë 14 kilometrat e vijës bregdetare të Velipojës, nga grykëderdhja e Bunës e deri në Rrjoll. Velipoja është qendra kryesore turistike e Bashkisë Shkodër, ku gjatë fundjavave numri i pushuesve arrin në më shumë se 100 mijë./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë