Kryeparlamentari Gramz Ruçi shprehet se bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese është suksesi më i madh politik, duke theksuar se ngritja e kësaj gjykate është një ndër kushtet më të rëndësishme të mbajtjes së tryezës ndërqeveritare me BE-në.

Në një njoftim për mediat, Kuvendi shkruan se Ruçi realizoi premtimin e bërë më 6 shtator. “Brenda këtij sesioni, me hir ose me pahir, Gjykata Kushtetuese do të bëhet funksionale. Më 1 janar 2021 gjyqtarët e rinj kushtetues do të kenë filluar nga puna”, deklaroi kreu i Kuvendit.

Presidenti Ilir Meta dekretoi këtë të mërkurë anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *