Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 32 vjeçar, pasi drejtonte mjetin pa Leje Drejtimi, mbante me vete armë të ftohtë si dhe lëndë narkotike.

 

Pas ndalimit të këtij shtetasi është bërë i mundur bllokimi i automjetit dhe arrestimi i personit me iniciale A. Sh., 32 vjeç. Në cilësinë e provës materiale unifromat blu kanë sekuestruar disa doza lëndë narkotike dhe një mjet prerës (thikë me palosje).

 

Gjithashtu nga kontrolli i dokumentacionit të automjetit rezultoi, se drejtuesi i mjetit ishte pa leje drejtimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *