Pak para nisjes se seancës së parë plenare pas pushimeve, deputeti i opozitë parlamentare, Halit Valteri ka publikuar dy video në aplikacionin “Tik-Tok”.

Në videon e parë të shpërndarë, ai shfaqet duke kërcyer me muzikë në sfond, teksa mban në duar dy bërxolla.

Ndërkohë, ne të dytën, ai filmon veten duke levizur me automjet, ndërsa në njërën dorë mban një akullore. Kësaj radhe, ai nuk u mjaftua vetëm me figurë, por u tregua i papërmbajtshem para ndjekësve të tij: “Lëri llafet, t’i biem shkurt, a do e lëpish apo jo, nuk jam t’u lut b*thën tënde unë, lëpije, lëpije” dëgjohet deputeti opozitar.

Sot në orën 17:00 deputetët do të rikthehen në Kuvend. Riformatimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është pikënisja e punës për palët politike në këtë sesion, pasi më 19 tetori KQZ duhet të plotësohet edhe me anëtarë të rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *