Gjykata e Tiranës pushoi pak ditë më parë çështjen e CEZ, por Kuvendi e ka ankimuar vendimin në Apel.

 

Gjyqtari Lazër Sallaku e mbylli çështjen lidhur me procedurën e privatizimit abuziv të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes nga çekët e CEZ në vitin 2007, me pretendimin se nga hetimet e kryera nuk  është gjetur asnjë vepër penale ndaj ish-zyrtarëve të akuzuar.

 

Për procedurën e privatizimit të OSSH nga kompania çeke ishte ngritur edhe një Komision Hetimor Parlamentar, ku dëshmuan ish-zyrtarë të lartë demokratë. Mes tyre ishte ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, por edhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Komisioni Parlamentar arriti në konkluzionin se nga privatizimi korruptiv i ishte shkaktuar një dëm shtetit prej 414 milionë.

 

Të enjten, në një pronocim për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla I bëri thirrje Sallakut se do ta ndjekë vetë personalisht çëshjten, ndërsa paralajmëroi se dosja do të apelohet. Mes të tjerash, ai e cilësoi si një ndër dosjet më korruptive në Shqipëri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *