Pavarësisht situatës kritike qe shkaktoi dalja e Britanisë nga unioni, lideret e Bashkimit Europian ne samitin e Bratislaves kane rene dakord te bashkëpunojnë per ta bere bllokun me te forte dhe me te suksesshëm. Nje udhërrëfyes me masa ne fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe ekonomisë per te cilat eshte arritur konsensus, do te miratohen ne Rome ne nje samit ne muajin mars, qe perkon me 60 vjetorin e traktatit te themelimit te Bashkimit Europian. Kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti francez Hollande shfaqen unitet ne nje konference te përbashkët per shtyp ne përfundim te punimeve. “Europa do te ece perpara pas votes shokuese te largimit te Britanisë, vetëm nese identifikon prioritetet: mbrojtjen, sigurinë, prosperitetin dhe te ardhmen e te rinjve. Do te bashkëpunojmë me Gjermaninë per te ndërmarre hapa konkrete”, tha Hollande. Ndërsa kancelarja gjermane tha se Gjermania dhe Franca do te bejne pjesën qe u takon ne muajt e ardshem, qe blloku te kete sukses. Emigracioni i plaigjshem duhet te ndalet edhe permes marrëveshjeve te reja me partnere si Turqia. Liderët europiane kane rene gjithashtu dakord te bashkëpunojnë per te forcuar kufijte e jashtem te BE, per te rritur bashkëpunimin ushtarak, ne luften kundër terrorizmit dhe per rritjen ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *