6 muaj pas nenshkrimit te marreveshjes mes mazhorances e opozites, Keshilli Politik perfundoi Reformen Zgjedhore. Kjo eshte e para dakordesi mes Partise Socialiste dhe Partise Demokratike qe prej momentit qe opozita dogji mandatet dhe te dy palet kane percaktuar me konsensus rregullat e lojes per zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku PD synon te vije ne pushtet, e socialistet te sigurojne mandatin e trete qeverises.

“Besoj që me mbledhjen e sotme kodi zgjedhor do të ketë garanci shtesë që vota e shqiptarëve të mos tjetërsohet. Opozita do të sigurojë rrotacionin politik”, tha Bylykbashi.

“Plotësuam kërkesat që kishte opozita për ato garanci që kanë ekzistuar në ligjin aktual.per  ne është e rëndësishme që  ligji zgjedhor  të reflektojë frikat e opozitës që të hyjnë në zgjedhje të gjithëpranuara”, u shpreh Gjiknuri

Çeshtja e fundit qe u mbyll nga Keshilli Politik eshte mekanizmi qe i lejon opozites te kete perfaqesuesit e saj ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.

“U pranua propozimi i tretë duke u siguruar garanci që KQZ-ja të mos ketë persona që të jenë të kapur politikisht”, deklaroi Oerdi.

 “U la që përzgjedhja të bëhet në Kuvend, ku opozita do të ketë një të dërguar të saj që të bëjë përzgjedhjen. Ai do të ketë të drejtën e përjashtimit apo përzgjedhjes në një grup personash”, shtoi Gjiknuri.

Te henen, ndryshimet ne Kodin Zgjedhor do t’i dergohen Parlamentit per miratim. Por keshilli do te mblidhet serish per te shqyrtuar ndryshimet ne ligjin per Policine e Shtetit, kodin e procedures penale, e sinjalizuesit te kerkuara nga opozita per te garantuar luften kunder shit-blerjes se votes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *