Subscribe

Tejzgjatja e bojkotit të mësimit në disa fakultete ka sjellë pakënaqësi tek studentët që duan rikthimin në auditorë.

 

Disa prej tyre nisën sot mbledhjen e firmave në oborrin e fakultetit të drejtësisë.

 

Tek Ekonomiku, nxënësit janë të ndarë mes bojkotit dhe rifillimit të mësimit.

 

Më të vendosur e më entuziastë në bllokimin e procesit mësimor janë studentët në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.

 

Mësimi ndërkohë nuk po zhvillohet as ne Fakultetin e Shkencave te Natyrës, tek Mjekësia apo ne Universitetin Bujqësor.

 

Një ditë më parë zëvendës ministrja e arsimit Besa Shahini u kërkoi studentëve që të vijojnë protestën, por pa penguar ata që duan të jenë në auditorë. Ndërkohë, qeveria vendosi që të lehtësojë më tej financiarisht nxënësit, duke përgjysmuar edhe tarifën e strehimit në konviktet e parikonstruktuara.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *