Subscribe

Një parkim i ri do t’i shtohet kryeqytetit. Bëhet fjalë për hapësirën në hyrje të Gardës së Republikës, e cila i është kthyer si sipërfaqe Bashkisë Tiranë.

 

“Në Parkun e Liqenit Kombëtar është liruar një tjetër hapësirë e zaptuar totalisht në hyrje të Gardës, një parcelë me gjyqe, e tejkaluar në çdo kontratë, në çdo logjikë të përdorimit të pronës publike, e degraduar. Nuk po i hyj se çfarë ndodhi në 31 vite. Sot disa qendra metra katrorë i shtohen liqenit te hyrja e Gardës, që do funksionojë si parking, por i menaxhuar nga qyteti i Tiranës, nga bashkia dhe Tirana Parking, dhe pastaj do të kthehet në një parking nëntokësor, ku njerëzit do të kenë mundësi që në 2-3 kate parking të lënë makinën e tyre dhe pastaj të shijojnë liqenin, sigurisht në këmbë, si një hapësirë dhe një mushkëri e jashtëzakonshme e qytetit”, u shpreh Veliaj.

 

Kreu i bashkisë vijoi me aksionin e tij për mbjelljen e pemëve  në parkun e liqenit.

 

“Shumica e pemëve kanë etiketë të një kompanie, të një individi, të dikujt që e bën në përkujtim të të dashurit, familjarit të vet. Do të thotë që kur ne shqiptarët bashkëpunojmë, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme.”

 

Kryebashkiaku apeloi që aksioni të mbështetet nga individë dhe kompani të ndryshme, duke kontribuar kështu për një qytet edhe më të gjelbërt.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *