Pavarësisht se regjistrohen 1,333 viktima dhe 12,540 të infektuar, kafenetë, baret, restorantet, shkollat, palestrat vijojnë të qëndrojnë të hapura në Suedi, duke i injoruar masat kufizuese kundër COVID-19.

Javët e fundit, numri i vdekjeve po shtohet në Suedi, duke e bërë një nga vendet më të prekura nga skandinavët. Për pasojë, ekspertët i kanë bërë thirrje qeverisë që të vendosë masa shtrënguese për frenimin e përhapjes së virusit. Ata kërkojnë me urgjencë mbylljen e të gjitha kafeneve dhe shkollave.

Të vetmet masa që ka marrë deri më tani qeveria suedeze janë ndalimi i grumbullimeve në ambiente me më shumë se 50 persona; ndëshkimi me gjobë ose mbyllje të bizneseve që nuk respektojnë distancimin fizik. Po ashtu ka lajmëruar që të punojnë nga shtëpia sa më shumë që të jetë e mundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *