E martë, 27 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Mbappe në telashe me Kinën, humbet sponsorët pas komentit për Mao Ce Dunin dhe kërkon falje

Kylian Mbappe po përballet me një polemikë jashtë fushës së blertë, pasi një koment i tij për një meme që lidhej me ish-udhëheqësin kinez Mao Ce Dun ka shkaktuar reagime të ashpra në Kinë. Sulmuesi i Real Madridit ka humbur disa marrëveshje komerciale dhe është detyruar të kërkojë falje publike.

Gjithçka nisi pas publikimit të një videoje, ku futbollisti francez fliste për memet që qarkullojnë në internet me imazhin e tij. Duke komentuar një fotomontazh ku fytyra e tij ishte vendosur mbi trupin e Mao Ce Dunit, Mbappé iu referua figurës historike kineze si një diktator.

Reklamë

Deklarata shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale kineze, ku komentet u konsideruan fyese ndaj popullit dhe historisë së vendit.

Pas polemikës, kompanitë kineze Dongpeng, Mengniu dhe Milkground njoftuan ndërprerjen e bashkëpunimit me yllin francez, duke argumentuar se kundërshtojnë deklaratat dhe veprimet që cenojnë ndjenjat kombëtare.

Reklamë

Pasojat nuk u kufizuan vetëm te marrëveshjet tregtare. Sipas raportimeve mediatike, televizioni shtetëror kinez pezulloi transmetimet e ndeshjeve të La Ligës, ndërsa u hoqën edhe reklama dhe materiale promovuese ku shfaqej futbollisti. Vetë La Liga shprehu keqardhje për reagimet e shkaktuara dhe theksoi se komentet ishin bërë në cilësinë personale të lojtarit.

Përballë reagimeve, Mbappé publikoi një kërkim faljeje, duke pranuar se komenti i tij ishte i pamenduar mirë dhe kishte lënduar shumë njerëz në Kinë dhe në komunitetet kineze në mbarë botën.

“Ju kërkoj falje të gjithëve që janë ndier të ofenduar nga fjalët e mia. Ky nuk ishte aspak qëllimi im. Kam respekt të thellë për popullin kinez dhe historinë e tij, dhe më vjen sinqerisht keq”, deklaroi sulmuesi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.