Kryeministri Edi Rama insiston që përdorimi i maskës mbrojtëse nga ata që nuk janë të sëmurë, është jo vetëm i padobishëm por edhe i dëmshëm.

 

Në një postim në “Facebook”, kreu i qeverisë ka shpërndarë rekomandimin e virologut italian, Fabrizio Pregliasco, i cili pohon se maska nuk është e nevojshme nuk keni shfaqur simptomat e koronavirusit. Sipas tij, e rëndësishme është ruajtja e distancës nga njëri-tjetëri me një metër.

 

Ai theksoi se maskat më shumë rrezikojnë për të harruar rregullat bazë, se sa të ndihmojnë për t’u mbrojtur nga virusi.

 

“Lexojeni me vëmendje ju lutem! E kemi përsëritur vazhdimisht që për ata qe nuk janë të sëmurë, nuk janë duke trajtuar një të sëmurë apo nuk punojnë në një mjedis me shumë njerëz, maskat janë jo vetëm të padobishme, po edhe të dëmshme sepse ulin vigjilencën tonë në zbatimin e rregullave bazë! Ja çfarë thotë virologu i famshëm italian, Fabrizio Pregliasco: “Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv. Po përdoret kot! Për shembull, po përdoret në supermarket sepse ekziston frika nga afërsia e tjetrit, por është e kotë. Mjafton të mbani distancën prej të paktën një metër. Jo vetëm po e përdorni kot, po edhe mund t’ju dëmtojë sepse me maskë dhe doreza, ju jeni të prirur që të bëni marrëzira: prekni gjërat me doreza dhe më pas prekni gojën me doreza duke menduar se jeni i qetë. Por nuk janë duart problemi, problemi është ku i vendosni duart. Ekziston rreziku që të ulni nivelin e vigjilencës dhe mbrojtjes. Le të lajmë duart dhe të mbajmë distancat. Dhe kjo natyrisht prek edhe ata që bëjnë shëtitje apo vrapuesit. Problemi nuk është tek kush shkon për vrap apo bën një shëtitje vetëm në fshat. Është shumë më e rrezikshme të jesh afër dikujt që ka nxjerrë qenin për shëtitje, ose ka dalë në pazar në qytet. Rreziku është afërsia me të tjerët. Kjo është më keq sesa pneumonia virale. Është një sëmundje që krijon probleme. Prandaj, nëse dikush dëshiron të shëtisë vetëm, mundet por duhet ta dijë se po rrezikon nëse ka të tjerë vërdallë dhe nuk duhet të përdorë maskë dhe doreza. Pra lani duart mirë dhe shpesh. Dhe mbani gjithmonë distancën tuaj. Kudo dhe kurdoherë!”, thuhet në postimin e Ramës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *