Subscribe

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë apel qytetarëve e bizneseve të respektojnë regjimin e ri për mbajtjen e maskës jo vetëm në ambientet e mbyllura por edhe në rrugë.

Shefi i qeverisë ka shfrytëzuar pyetjen e menaxherit të një biznesi të vogël për mbështetjen e qeverisë në këtë situatë të vështirë, për të vënë theksin tek nevoja për të mbajtur nën kontroll numrin e infektimeve nga koronavirusi.

 

“Ju dhe të gjithë ne së bashku kemi në dorë të bëjmë diçka të madhe që të respektojmë rregullat dhe të vendosim maskën e cila do të jetë e detyrueshme nga dita e enjte, në mënyrë që larg qoftë të detyrohemi të mbyllemi përsëri”, tha Rama.

 

Kryeministri ka theksuar se qeveria do të vazhdojë të lehtësojë biznesin e vogël, por sfida e parë është ajo e mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

 

“Pra për të mbrojtur tani këtë që kemi arritur duke zeruar plotësisht detyrimet tuaja ndaj shtetit, madje tani po punojmë fort për zerimin e të gjitha llojeve të kontrolleve që të mos keni më asnjë  shqetësim dhe të jeni krejtësisht të lirë në punën tuaj e biznesin tuaj dhe gjithçka që fitoni ta çoni në shtëpinë tuaj, është shumë e rëndësishme të zmbrapsim rrezikun e një infektimi masiv që mund të na çojë përsëri në mbyllje sepse aty vërtet do të jetë shumë e rëndë jo vetëm për biznesin e vogël, por për të gjithë.”

 

Një ditë më parë, kryeministri Rama sqaroi qytetarët se nga e enjtja maska duhet mbajtur në çdo ambient publik në të kundërt do të gjobiten me dy mijë lekë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *