Subscribe

Prokuroria e kryeqytetit arrestoi sot 9 persona që në bashkëpunim kishin krijuar një skemë piramidale mashtrimi me kreditë. Katër persona përfunduan pas hekurave, 4 të tjerë në arrest shtëpie, ndërsa njëri u shpall në kërkim.

Bëhet fjalë për administratorë të subjekteve financiare dhe përmbarues të cilët blenë një borxh prej afro 7.3 milionë eurosh në një bankë të nivelit të dytë e më pas unifikuan 5 subjekte tregtare, dy institucione financiare dhe 3 shoqëri përmbarimore.

Lexo edhe :

Related Posts

“Sipas kallëzuesit, ne raportin e Grupit te punës u konstatua se 3 shoqëritë përmbarimore ”Shërbimi përmbarimor Zig”, ”Shërbimi Përmbarimor STAR/FS” dhe ”Shërbimi Përmbarimor Flash” dhe 2 shoqëritë MicroCreditAlbania dhe ADCA, kane vepruar si një entitet i vetëm me interes dhe aktivitet te përcaktuar dhe ne te njëjtën adrese te ushtrimit te tij. Sipas materialit kallëzues pese shoqëritë me ndihmën e një noteri dhe një duzine avokatesh, rezulton nga informacioni i administruar, se kane krijuar skemën e ”Shtrëngimit te debitorëve nëpërmjet procesit përmbarimorë për marrjen e kredive te reja”, ne përfitim te institucionit financiar jo banke MicroCreditAlbania”, njoftoi Prokuroria e Tiranës.

Prokuroria e Tiranës njoftoi se për 3999 debitorë ata përdorën një skemë shtrënguese të kredi-marrjes ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej të rimerrnin një kredi të re për të shlyer borxhin e vjetër.

Debitorët në pamundësi për të shlyer kredinë e re, përfundonin të zhvatur nga shoqëritë përmbarimore, pasi këto të fundit u bllokonin rrogat, shtëpitë, pronat, dhe makinat.

“Kjo skemë është përdoruar te kredimarrës të ndryshëm, të cilët rezultojnë të jenë viktima të vjedhjes së pasurisë së tyre, duke shkaktuar një dëm shumë të lartë ekonomik ndaj këtyre shtetasve apo enteve private dhe publike”, njoftoi Prokuroria.

Një debitori të vetëm thotë prokuroria, agjencia financiare i sekuestroi 14 pasuri të paluajtshme për një vlerë 300 mijë lekë që ai nuk e kishte shlyer në kohë.

ARREST NË BURG

-ALDO DAKA

-ALBERT GEGA

-EDMOND MATO

-ARBEN MESKUTI

ARREST NË SHTËPI

-KEJDA SEFERI

-ELDA IBRO

-ALKETA TANUSHI

-JODISA DERVISHI

NË KËRKIM

-ALBAN KOTE

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *