Drejtoria e Krimeve Kibernetike ka reaguar lidhur me e-mail që iu dërgohej qytetarëve të ndryshëm duke i mashtruar me qëllim marrjen e parave prej tyre.

 

Bëhet fjalë për një e-mail të rreme, ku qytetarëve iu thuhet se kanë çështje ligjore për të zgjidhur dhe moskthimi i përgjigjes do të ketë pasoja për ta.

 

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, dje, më datë 22.06.2023, është vënë në dijeni të një fushate mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike e cila synonte persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare.

 

Nga veprimet e shpejta të ndërmarra nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, përsa i përket njoftimit të të gjithë qytetarëve dhe kontaktimit të çdo shtetasi apo subjekti të prekur nga kjo veprimtari kriminale, sot konstatojmë se kemi arritur të parandalojmë pasojat e mëtejshme, si dhe dëmet monetare për qytetarët”, thuhet në njoftim.

 

Policia ende nuk ka gjetur autorët që nisin këto mesazhe, ndërsa hetimet vijojnë.

 

 

Ju ri-informojmë se njoftimi që mund t’iu vijë nëpërmjet postës elektronike është:

 

 

 

Ndërsa mesazhi bashkëlidhur me të, është:

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *