E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 43 minuta më parë
Sport

Masat për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Italisë

Ilustrim · Vizion Plus

Policia e Shtetit është ne gatishmëri per ndeshjen e se hënës mes Shqipërisë e Italisë, qe do te luhet ne Shkodër. Ne njoftimin e shpërndare per mediat, behet me dije se në kuadër të masave për parandalimin e akteve terroriste, janë analizuar të dhënat e informacionet për të bërë të mundur evidentimin e individëve ose grupeve ekstremiste të dhunshme dhe me tendenca të mprehta kriminale e terroriste, që mund të cenojnë rëndë rendin e sigurinë publike para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit.

 

Policia e Shtetit po monitoron edhe faqet në rrjetet sociale për identifikimin e individëve dhe grupeve që bëjnë thirrje për nxitjen e fenomenit të ekstremizmit. Policia u kujton tifozëve se duhet të kenë me vete biletën dhe letërnjoftimin dhe se nuk do të lejohet asnjë person te hyje në stadium me fishekzjarrë, flakadanë, sende të forta dhe metalike.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh