Një ndër të mbijetuarit e masakrës së një dite më parë në fshatin Shëlli të Matit është brigadieri i ndërmarrjes së shërbimeve, Gëzim Hoxha. Hoxha tregon momentin që autori Kujtim Koxha hapi zjarr drejt tyre pa thënë asnjë fjalë.

 

Brigadier Hoxha, tha gjithashtu se nuk ka patur asnjë kërkesë nga ana e autorit për rrugë pasi bashkia i kishte dërguar atje për të shtruar çdo rrugë të fshatit. Një tjetër detaj tronditës është kur autori pasi është ndalur nga kryetari i fshatit ka deklaruar se do t’i vriste të gjithë.

 

Më poshtë intervista e plotë e dëshmitarit te dhene per Vizion Plus, i intervistuar nga gazetari Dritan Kurti;

 

Ju keni qenë një ndër dëshmitarët okular të ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në fshatin Shëlli, a mund të na tregoni pak si ishte dita juaj e punës e deri tek ngjarja?

Ishte si nje ditë e përditshme, rreth orës 8 të mëngjesit ne kemi qenë te vendi për riparimin e rrugës, ai personi që në mëngjes kishte qenë në lokal. Ne vazhduam rrugën kryesore, prej një jave po zhvillojmë punimet në këtë aks, por ai nuk ka bërë asnjë kërkesë as për rrugë as për material për asgjë. Ne mbaruam rrugën kryesore dje deri në drekë dhe kryetari na kishte urdhëruar që do bëjmë riparim të gjithë rrugëve të fshatit Shëlli, në mesdite ne po hanim dreke, unë së bashku me kryeplakun në momentin që ne u ulëm pa e parë fare kush ishte, në derë pa u futur fare brenda ka gjuajtur me breshëri me automatik. Ai ska hyrë fare brenda. Përballë meje ka qenë Mentor Hoxha, ka qenë Erzeni dhe Astrit Hani këto të dy ngelën të vrarë, ndërsa Buçi nuk ka qenë punëtori jonë ai ishte në banak dhe po vinte në drejtimin tonë atë e ka kap plumbi pa dashje.

 

Ka pasur ndonjë kërkesë gjatë ditës nga ana e tij për shtrimin e rrugës?

Jo vetëm dje por asnjëherë nuk ka pasur kërkesë, ne bëmë rrugën kryesore, dhe ne do të bënim të gjithë rrugët atje. Unë nuk e di as ku e ka shtëpinë ai le të dalë dhe të thotë njërit aty, unë jam brigadieri aty dhe isha me shoferët në punë. Ai le të thotë se kujt ja ka thënë kërkesën e tij dhe ne nuk ja këmi bërë. Por sipas meje ai ka qenë i pirë dhe ka bërë këtë veprim të çmendur.Pasi për arsye pune nuk bëhet fjalë, ditën e parë ka qenë kryetari atje  dhe tha se duhet ti mbaroni të gjitha rrugët e Shëlliut. Por ne sjemi në dijeni të ndonjë problemi ai si ka bërë kërkesë askujt për probleme rruge, por vetëm të enjten ne duke ngrënë dreke ka kris kallashi, me breshëri, në fund një nga të pranishmit e ka kap automatikun dhe më pas dy plumba kanë qenë jashtë, me pas i kane hedh automatikun. Më pas direkt kam dalë dhe kam marr kryetarin e bashkisë dhe i kam thënë urgjent duhen ambulancat pasi janë vrarë shoferët. Duke ngrënë buk është fut njëri dhe i ka vrarë , erdhën ambulancat erdhi policia por fatkeqësisht nuk arritëm ti shpëtojmë të tjerët vetëm njëri që është i plagosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *