Subscribe

Zbatimit të marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët i ndizet drita jeshile. Atë e mundësoi vota pro e 77 deputetëve.

Votave të socialistëve iu bashkuan edhe tre të PDIU-s së Shpëtmit Idrizit.

Në sallën e kuvendit mungoi nënshkruesi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë. Kryeministri Edi Rama pasi votimin e ndoqi në distancë,  po nga distanca reagoi. Në platformën “X” ai shkroi se Shqipëria veproi si një vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe i barabartë në përballimin e emigracionit të paligjshëm.

“Punojmë së bashku për të gjetur përgjigjet e duhura, pa e lënë këtë çështje të përdoret si lëndë djegëse për grindjet e brendshme politike që rrisin ankthin mes njerëzve të kontinentit tonë të përbashkët dhe e bën të ardhmen tonë kolektive më të pasigurt.  Asnjë vend nuk mund ta zgjidhë një sfidë të tillë i vetëm, asnjë retorikë apo zgjidhje e shpejtë nuk mund të zvogëlojë vështirësinë e kësaj sfide dhe asnjë lavdi e vjetër apo mënyrë demode e të menduarit nuk mund të na shpëtojë nga përballja me atë që po vjen në të gjitha frontet”, tha Rama.

Me votën e parlamentit, në pranverë në Lezhë pritet të nisë ndërtimi i dy strukturave. Në Shëngjin do të bëhet kontrolli i refugjatë që kapen në ujërat e fqinjit italian dhe në Gjadër kampi ku do të strehohen përkohësisht deri në pritje të përgjigjeve për azil.

Marrëveshja parashikon që numri i refugjatë të strehuar në të njëjtën kohë nuk do të jetë më shumë 3 mijë. Të gjitha shpenzimet, edhe ato që do të lindin më pas do të mbulohen nga qeveria e Romës. Detyrimet financiare të Shqipërisë qoftë edhe për arsye shëndetësore janë zero.

Për sa i takon juridiksionit, në vendimin e saj Gjykata Kushtetuese çmoi se si Shqipëria dhe Italia ushtrojnë të njëjtin juridiksion në territorin ku do të zbatohet marrëveshja për emigrantët e paligjshëm./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *