Subscribe

Presidenti Ilir Meta ka dalë mesditën e sotme në një konferencë për mediat.

 

Gjatë fjalës së tij, Meta ka treguar pikat e marrëveshjes së 17 majit të 2017 mes Ramës dhe Bashës. Sipas Metës, ajo ishte një marrëveshje e turpshme.

“Pjesë e marrëveshjes së 17 majit edhe djegia e mandateve parlamentare të opozitës duke i garantuar pushtetit kapjen e plotë të parlamentit dhe institucioneve të pavaruara.
Ishte pjesë e marrëveshjes edhe bojkoti i zgjedhjeve vendore duke i dhuruar partisë shtet kontrollin abusolut mbi të gjitha bashkitë.

Ashtu sic ishte pjesë edhe mos regjistrimi i PD në komisionin e zgjedhjeve. Po kështu ishte pjesë e asaj marrëveshje që t’i lehtësohej puna qeverisë përmes parlamentit të kapur 100% për të kaluar me nxitim dhjetra koncesione korruptive .

Po kështtu shembja e Teatrit Kombëtar dhe pikërisht në datën 17 maj ishte pjesë e një bashkëpunimi të qartë dhe tashmë është pjesë e një politike të mirestrukturar.
Gjithashtu bojkoti i reformës në drejtësi ishte pjesë e marrëveshjes”, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *