Dy persona janë proceduar penalisht nga Policia e Durrësit, pasi akuzohen se kanë ndotur ajrin duke djegur mbeturina.

Janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit B. A., 51 vjeç dhe K. T., 56 vjeç, banues në Ishull dhe Kullë.

Ata kanë djegur mbeturina të ndryshme te Gjiri i Lalëzit duke shkaktuar ndotje të ajrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *