Nuk e dimë nëse Manjola Nallbani ka bërë pak me djallin për të qenë në formë kaq të shkëlqyer, por dimë t’ju themi me siguri se linjat e saj të hatashme do të bënin të ndiheshin keq këdo, madje edhe vajzat më të reja në moshë.

 

Këngëtarja aq shumë e dashur për publikun është shquar gjithmonë jo vetëm për zërin e saj karakteristik, të cilin e dashuruam menjëherë sapo dëgjuam ”Kur e humba një dashuri”, por edhe për paraqitjen e saj të kuruar.

 

Mamaja e dy vajzave, e cila pak ditë më parë shënoi ditëlindjen e saj të 50, duket se ka gjetur sekretin e rinisë së përjetshme dhe pasi të shihni foton e mëposhtme, do të na jepni plotësisht të drejtë.

 

Manjola ka nisur pushimet, ndonëse destinacioni i saj mbetet i panjohur, dhe ashtu siç është bërë zakon ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, dis foto ku duket më në formë se kurrë.

 

Kaq ka mjaftuar që në profilin e saj të vërshojnë komentet pozitive, madje ka patur edhe nga ato që kanë shkruar se vajzat 20 vjeçare, që janë që tani ”plastikë e gjallë”, duhet të kuptojnë se duke jetuar shëndetshëm mund të kesh një pamje të admirueshme. Epo, pasi pamë Manjolën duhet t’i futemi seriozisht punës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *