Ish-ministri i Drejtësi Ylli Manjani shembja e lokalit të dhunuesit të turistëve Mihal Kokëdhima, është një veprim i pastër i një shteti komunist.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Manjani akuzon kryeministrin Edi Rama se po vepron njesoj si Enver Hoxha.

 

“Ai lokal ishte nga më të kuotuarit në Booking, të paktën deri ditën e “përplasjes spanjolle”…

Ishte gjithashtu fully booked. Verifikojeni vetë për kuriozitet.

Por, paska qenë pa leje. Çudi e madhe! Di njeri ndonjë ndërtim me leje në atë zonë?!

Flas për leje të ligjshme, se me letra bakalli janë të gjitha…

Pastaj, po të mos gjendej pronari në kofanon e asaj makine, nuk do merrej vesh që lokali ishte pa leje?!

Ky është veprim i pastër populist i udhëheqësit, që bën si parimor kur godet shokët e vet. Kokëdhima që goditet nga KokëRama…

Pasuria e viktimës hidhen si prehë për konsum publik. Dhe populli kënaqet (për fat të keq) që po ja “shëmbin pasurinë qënit”…

Kështu bëri edhe Enveri, goditi shokët në fillim, pastaj armiqtë e brendshëm…

Veprim i pastër i shtetit komunist! Pa gjyq e pa proçes.

Ndërkohë, spanjolli do vijojë të tregojë se “ishte në një vend fisesh, ku i madhi i tyre jua bënte rrup cup. Janë dhe kandidatë për në BE…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *