Opozita duket se po shkon drejt bojkotit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

 

Zhvillimet politike këtë të enjte jashtë dhe brenda parlamentit treguan se, sot për sot,  ky është skenari më i mundshëm.

 

Ndërkohë, çfarë e shtyu shumicën të ndërrojë mendje për mënyrën e vettingut të policisë ?

 

Për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë çështje në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë kryetari i komisionit të Ligjeve Ulsi Manja.

 

Në fjalën e tij për Vizion Plus, Manja është shprehur se në zgjedhjet e 30 qershorit do të shkohet me të njëjtin kod zgjedhor, dhe se ndryshimet parashikohen për         zgjedhjet e 2021

 

Udhëheqësi i opozitës Lulzim Basha këtë të enjte deklaroi se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën, jemi tre muaj para zgjedhjeve dhe duket se po shkojmë pa opozitën në zgjedhje. PS-ja ka ndonjë keqardhje apo e dini se nuk bëhet ndryshe?

Keqardhje kemi për ato shqiptarë që kanë votuar opozitën e këtij vendi qoftë në zgjedhjet lokale në bashkitë që drejton opozita qoftë edhe në zgjedhjet e 2017 por jo për opozitën ajo e ka zgjedhur këtë rrugë, dhe ne nuk mund tju mohojmë shqiptarëve të drejtën që të shprehen me votë, për të zgjedhur të parët e qyteteve të tyre. Presidenti e ka dekretuar datën 30 qershor, këto janë zgjedhje administrative por janë një test i rëndësishëm politik,por ne kemi përgjegjësi të qeverisim vendin dhe të ecim përpara.

 

Ndërkohë ende flitet për ndryshimin në kodin zgjedhor sipas OSBE-Odir  por praktikisht kohë nuk ka më dhe disa juristë thonë se nuk mund të ndërhyhet më në kodin zgjedhor. Si qëndron kjo çështje?

 

Komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore është tashmë i ngritur dhe në agjendën e këtij komisioni për më shumë se dy vjet ka qenë në tryezën e punës ndryshimet e kodit zgjedhor të rekomanduara nga OSBE-Odir, madje për herë të parë ndryshimi i kodit zgjedhor është bërë pjesë e Raportit të komisionit evropian, dhe për këtë u ngrit edhe komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore.

 

Punuar bashkarisht por në një moment të caktuar opozita u largua nga komisioni, ku është puna deri më tani?

 

Është e vërtetë se kodi zgjedhor nuk mund të ndryshohet 6 muaj para zgjedhjeve, por ne e kemi bërë të qartë se ndryshimet në kodin zgjedhor duhet që ti adresojmë për zgjedhjet që vijnë për 2021. Vazhdon punë për ndryshimet në këtë kod zgjedhor ne kërkojmë konsensus me opozitën, edhe pse i kemi votat dhe mund ta ndryshojmë atë por duke qenë se ai është libri i rregullave të lojës,për të dy palët në zgjedhje interesi ynë është që ai të miratohet me konsensus, por kjo nuk do të thotë se se do të ngelemi peng i opozitës për të adresuar ndryshimet në kodin zgjedhor për sa kohë që faktori ndërkombëtar OSBE-Odir kërkon që ne ti adresojmë këto ndryshime. Çfarë kërkohet të ndryshohet, tre janë gjërat e ngritura në tavolinën e diskutimit. Ne kemi kërkuar votën e emigrantëve ndërsa nga opozita është kërkuar me këmbëngulje të madhe numërimi elektronik. Në këto zgjedhje do të shkohet patjetër me  këtë kod.

 

 

PS-ja ndryshojë dhe qëndrimin e saj në lidhje me vettingun e policisë, përsë do të vetohen vetëm drejtuesit kryesorë dhe jo masa që u konceptua në fillim ligji?

 

Nuk ndyshojë mendje në lidhje me këtë ligj, PS-ja, ligji që ne miratuam këtë të enjte nuk e stopon procesin e vettingut në radhët e policisë së shtetit dhe as nuk i ndryshon standartet ligjore të vettingut. Ajo që votuam ne ndryshon mekanizmin e zbatimit të ligjit, këtë të enjte është vendosur që në fazën e parë komisioni i jashtëm i vlerësimit që është ngritur dhe përbëhet nga 15 anëtarë do të vetojë vetëm gradat e larta në policinë e Shtetit. Që do të thotë në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës  dhe fund do të vetohet e gjithë trupa e shërbimit në çështjet e brendshme dhe ankesave në policinë e Shtetit dhe në fazën e dytë e gjithë masa e policisë.

 

Këtu ka edhe një rezervë që u risoll nga ish-ministri i Brendshmën Xhafaj, për atë se si mundet që vetë policia dhe SHCB-ja ta bëjë këtë vetting që sipas tij do të duhej të bëhej nga struktura e jashtme.

 

Unë nuk ndaj të njëjtin mendim sepse ndryshimi ligjor që ne kemi bërë u përshtatet specifikave që ka policia e shtetit, po të kemi organizata e gardës së republikës dhe e Policisë së Shtetit ndryshon nga shumë agjensi të tjera shtetërore, po të kemi parasysh mënyrën e rekrutimit në polici, filtrat e integritetit moral, profesional që kalon një rekrut para se të bëhet pjesë e policisë së shtetit dhe aq më tepër që organizata e policisë dhe pjestarët e kësaj organizate janë vazhdimisht në kontrollin e shërbimeve të çështjeve të brendshme, dhe ky është një strukturë e specializuar e përhershme në varësi të ministrit të Brendshëm është e ndarë nga trupa e policisë.

 

Mediat këtë të enjte e kanë interpretuar si një përplasje mes Lleshaj e Xhafajt, këtë qëndrim. Si mendoni ju?

 

Jo nuk mendoj se ekziston kjo përplasje, madje me shumë kolegë në seancë dhe vetë zoti xhafaj u shpreh se nuk është mëkat që të ndërhyhet në një ligj, dhe ndryshimet janë kurdoherë të mirëpritura sepse asnjëherë nuk mund të pretendohet se në momentin e miratimit të një ligji do ti kesh zgjidhur problemaztikat që lindin. Ajo që ne miratuam sot ka të bëjë me fleksibilitetin e procesit dhe uljen e kostove financiare që mund të përdoreshin, ne i kemi kursyer me këtë ndryshim buxhetit të shtetit një shumë prej 260 milione lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *