Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka parë nga afër procesin e vaksinimit në Stadiumin “Air Albania”, ku procesi po vijon me kalendar të kombinuar për pedagogët.

“Po vijojmë me vaksinën Pfizer, Astraxzeneca dhe Sputnik këtu në stadiumin Air Albania për arsimtarët si dhe rivaksinimet për personelin shëndetësor dhe të moshuarit. Eshtë shumë e rëndësishme për të përmbyllur vaksinimin e arsimtarëve, kjo javë duhet ti dedikohet përmbylljes së vaksinimit të mësuesve, pedagogëve, edukatorëve dhe vijojmë më tej me vaksinimin e të moshuarve”, deklaroi Manastirliu.

Drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Mirela Cami, tha se procesi i vaksinimit në këtë pikë të përqëndruar, ka vijuar pa u ndalur që prej ditës së parë.

“Në Stadiumin Air Albania po vijon vaksinimi i stafit mjekësor dhe i të moshuarve për dozat e dyta dhe dozat e para për pedagogët dhe arsimtarët. Vaksinimi ka vijuar pa ndërprerje nga dita e parë”, tha Cami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *