Deputeti i opozitës, Lefter Maliqi sulmoi ashpër ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Përmes një postimi në “Facebook”, Maliqi deklaroi se Gjonaj ka bërë karrierë politike falë Fatmir Xhafajt, Edi Ramës Luigi Sorecës.

 

“Gjonaj krenare si pjesë e frontit demokratik popullor të reformës në drejtësi. Gjonaj front i reformës së Xhafës katror Gonit të drogës dhe Fatmirit eprorit të saj. S’keni parë gjë akoma. Gjonaj që s’drejton dot Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve pa nivel e me të shkuar të errët. Gjonaj cilëson Metën pa ekuilibër politik, pasi sipas saj boshti i ekulibrit politik dhe i karrierës së saj, mqse nuk është as deputete, mbetet treshja Xhafa i harruar, Rama i përmalluar dhe Soreca i palestruar = Rilindje e djallëzuar. S’keni parë gjë akoma.”

 

Reagimi i Lefter Maliqit erdhi pas konferencës së mbajtur këtë të premte nga presidenti Ilir Meta. Ai “shigjetoi” ministren e Drejtësisë dhe paralajmëroi se të hënën do të ketë një kallëzim penal për të në SPAK. Madje, Meta kërkoi edhe dorëheqjen e Gjonajt sepse sipas tij, është e përfshirë në kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *