Një 70 vjeçar ka humbur jetën këtë mbrëmje pasi është përplasur nga një automjet tip “Golf” në aksin Fushë Krujë-Milot.

 

Sipas informacioneve bëhet me dije se viktima është Murat Zani, banues në fshatin Bushnesh të Krujës, i cili në momentin që ka qenë duke kaluar rrugën është përplasur nga automjeti.

 

Ai është dërguar me urgjencë për në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë, gjithashtu nga aksidenti është plagosur edhe drejtuesi i mjetit tip ‘Golf’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *