Dy gra mbeten të plagosura pasi u përplasën nga një makinë mesditën e kësaj të shtune.

Ato ishin duke ecur përgjatë aksit rrugor që lidh qytetin e Fierit me fshatin Kolonjë, kur u goditën nga mbrapa nga një automjet, i cili u përplas më pas dhe me murin rretheus të një banese.

Nga goditja e fortë, njëra nga këmbësoret mori plagë të shumta në trup dhe u transportua në gendje të rëndë drejt spitalit të Lushnjes.

Shkak për aksidentin dyshohet te kete qene shpejtësia e lartë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *