Digjet një autoveturë pranë rrethrrotullimit në Fushë Mamurras. Ngjarja sapo ka ndodhur në aksin e autostradës  Milot- Thumanë, teksa në autoveturë udhëtonin babë dhe bir, ndërsa mjeti ka filluar të merrte flakë.

 

Menjëherë  dy personat janë larguar fatmirësisht pa u lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfiksja e Kurbinit, ndërsa autovetura është shkrumbuar totalisht. Nga sa mësohet shkaku i djegies është defekti në sistemin elektrik, mbetet të zbardhen shkaqet nga ekspertet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *