Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Orikum

Policia bëri të ditur se rreth orës 12:10, në Orikum, në aksin rrugor kryesor si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga automjeti tip Ford dhe ka rënë në një kanal.

Drejtuesi i mjetit shtetasi H. K., 65 vjeç, banues në Orikum, fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *