Këmbimi i territoreve ose ndryshimi i kufijve nuk ndikojnë për stabilitetin në rajon. Ky është qëndrimi I kryediplomatit gjerman Heiko Maas.

Në Intervistën e dhënë për Deutsche Welle, Ministri I Jashtëm  thotë se vendi I tij mbështet rifillimin e shpejtë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE.

 

 

Bashkimi Europian mbështet perspektivën e një jete në liri, siguri dhe mirëqënie relative. Askush nuk ofron ndonjë model tjetër që të konkurojë këtë model. Krah kësaj, BE është donatori më i madh në rajon me miliardat e ndihmës që jep dhe infstrumentat e shumtë këshillues. Përveç nivelit europian, Gjermania angazhohet me shuma qindramilionëshe edhe në bashkëpunimin bilateral. Sa i përket idesë së këmbimit të territoreve ose ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, ne nuk mendojmë se kjo kontribuon për stabilitetin në rajon. Ajo që mbështesim ne është rifiilimi i shpejtë i dialogut të ndërmjetësuar nga BE, duke pasur si synim një marrëveshje të gjithanshme që t’i mundësojë të dy vendeve afrimin me BE.

 

Sa I takon marrëdhenieve të Gjermanisë me Moskën zyrtare dhe ndikimit rus në Ballkanin Perendimor, Heiko Maas deklaroi:

 

Ne dëshirojmë një bashkëpunim konstruktiv me Rusinë, edhe nëse kemi ndryshime pikëpamjesh. Ne e kuptojmë po ashtu se është e rëndësishme që të ruhen marrëdhëniet e mira dhe lidhjet kulturore. Kjo nuk është në kundërshtim me antarësimin në BE.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *