Subscribe

Koha e keqe dhe shiu, nuk e ka penguar aspak qytetin e Lushnjës, të festojë mbrëmjen e të enjtes me Maratonën ” Këngë Moj”.

Ndalesa e parafundit e spektaklit muzikor më të dashur e më masiv te sezonit veror, ka qenë në Myzeqe, por moti ka rezervuar një surprize paksa të pakëndshme si për stafin e “Vizion Plus” ashtu dhe për artistet e Maratonës.

Gjithsesi organizatoret e Promotor dhe mikpritësit e Bashkisë Lushnjë, dhe vecanerisht kryetarja Eriselda Sefa , kanë vendosur qe koncerti te zhvillohet, duke mos zhgënjyer qindra banorë lushnjarë si dhe emigrantët e ardhur me pushime në qytetin e origjinës, që deri në orën e fillimit të koncertit kanë pritur si në baret e lokalet , ashtu dhe nën strehët rreth qendrës së qytetit.

 

 

Emrat më të njohur të këngës si Irma Libohova , Maya, Ylli Baka, Vaske Curri , Eranda Libohova kanë performuar nën reshjet e shiut para një publiku të zjarrtë, që nuk është larguar për asnjë moment nga skena.

 

Shikuesit e shumtë lushnjarë kanë kërcyer deri në orën e kufizimit në një atmosferë të vërtetë feste, duke dëshmuar edhe njëherë mikpritjen karakteristikë e admirimin për muzikën tradicionale shqiptare.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *