Forcat ushtarake izraelite sulmuan sërish Spitalin Nasser në Khan Younis këtë mbrëmje, pak pasi u tërhoqën përkohësisht, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Rripit të Gazës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se Spitali Nasser, i dyti më i madhi në Rripin e Gazës, i cili është jetik për ofrimin e kujdesit shëndetësor për enklavën e rrethuar palestineze, u detyrua javën e kaluar të pezullojë operacionet për shkak të bastisjes së 15 shkurtit nga ushtarët izraelitë.

Ushtria izraelite njoftoi se kishte kapur qindra luftëtarë të Hamasit të fshehur në Spitalin Nasser, disa duke u paraqitur si staf mjekësor dhe publikoi foto të armëve që pretendohet se ishin gjetur atje.

Hamasi mohon përdorimin e spitaleve për të kryer operacione atje dhe thotë se pretendimet e Izraelit janë një pretekst për shkatërrimin e sistemit të kujdesit shëndetësor./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *