Nisja e luftimeve me Azerbajxhanin duket se ka sjellë shqetësim në Armeni.

 

Përleshjet shpërthyen midis trupave të Azerbajxhanit dhe Armenisë, në një rifillim të armiqësive me dekada të vjetra të lidhura me territorin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut.

 

Qeveria armene bën me dije se do të përdorë marrëveshje bashkëpunimi me Rusinë, e cila që prej muajit shkurt vijon sulmin në Ukrainë.

 

Armenia zyrtare bën me dije se do t’i apelojë Moskës një bllok sigurie të udhëhequr nga Rusia, Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, si dhe Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, raportoi Interfax.

 

Përveç presidentit rus Vladimir Putin, kryeministri armen, Nikol Pashinyan ka telefonuar presidentin francez Emmanuel Macron dhe sekretarin e shtetit të Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, për të diskutuar situatën.

 

Blinken kërkoi një fund të menjëhershëm të armiqësive për të cilat secila palë ka fajësuar tjetrën.

 

“Disa pozicione, strehimore dhe pika të përforcuara të forcave të armatosura të Azerbajxhanit … u vunë nën granatime intensive nga armë të kalibrave të ndryshëm, duke përfshirë mortaja, nga njësitë e ushtrisë armene,” cituan agjencitë një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit.

 

Azerbajxhani, i cili rivendosi kontrollin e plotë mbi territorin në një konflikt gjashtëjavor në vitin 2020, pranoi se ka viktima midis forcave të tyre. Armenia nuk përmendi humbje, por tha se përleshjet vazhduan gjatë natës.

 

Azerbajxhani i rifitoi ato territore në luftimet e vitit 2020, të cilat përfunduan me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia dhe mijëra banorë që u kthyen në shtëpitë nga të cilat kishin ikur.

 

Udhëheqësit e të dy vendeve janë takuar disa herë që atëherë për të arritur një traktat që synon të vendosë një paqe të qëndrueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *