Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov është i detyruar të mundësojë transferim të qetë të pushtetit dhe jo të mbrojë platforma kriminale për qëllime personale dhe partiake, deklaroi dje partia socialdemokrate maqedonase, LSDM.

 

“Gjithë opinioni vendas dhe ndërkombëtar e di ekzistencën e programit të qeverisë së re reformuese të Maqedonisë unitare. Ekziston shumicë legjitime parlamentare prej 67 për qind dhe proceset demokratike duhet të vazhdojnë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

 

Sipas LSDM-së, Ivanov nuk duhet të guxojë të rrezikojë interesat e shtetit dhe këtë gjë nuk mund ta bëjnë as deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *