Ministri Lleshaj nëpërmjet një postimi në tëitter ripërsëriti thirrjen më të rëndësishme të momentit për të gjithë qytetarët për të qëndruar në shtëpi.

Lleshaj shton se policia bashkë me ushtrinë vijojnë kontrollin e gjërë për kufizimin e lëvizjeve në të gjithë vendin.

 

Situata përballohet kur secili bën pjesën e tij. Ndërkohë që punonjësit e shëndetësisë, të policisë, ushtarakët e të tjerë duhet të mbajnë barrën kryesore, të tjerët duhet të bëjnë një gjë më të thjeshtë, por po aq të rëndësishme: të qëndrojnë në shtëpi. Policia, e mbështetur nga Ushtria, vijon kontrollin e gjerë për kufizimin e lëvizjeve në të gjithë vendin.

 

Ministri i Brendshëm shkruan në twitter se orët dhe ditët në vijim do të jenë vendimtare për frenimin e përhapjes së virusit në Shqipëri.

 

Orët dhe ditët në vijim janë vendimtare për frenimin e përhapjes së virusit në vend. Ndaj ky angazhim do të njohë thellim të mëtejshëm, me bindjen se qytetarët do të bashkëpunojnë dhe mbështesin strukturat e vijës së parë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *