Subscribe

Mbarëvajtja e sezonit turistik ka qenë fokusi i takimit të ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj me drejtuesit e policisë dhe përfaqësuesit e qarkut Fier këtë të premte në parkun e Apolonisë.

Duke iu referuar situatës së shkaktuar nga pandemia, ministri tha se ky sezon do të jetë i vështirë për vendin pasi numri i turistëve do të jetë më i vogël.

SANDER LLESHAJ

MINISTER I PUNEVE TE BRENDSHME

“Të kompensojmë dëmet e turizmit përmes zgjedhjeve të adresave kombëtare për qëllime turistike. Shumë shqiptarë kanë zgjedhur adresa jashtë Shqipërisë. Por sivjet duhet të zgjedhim adresa. Turizmi dhe masat e marra do të jenë ato që do na ndihmojnë për ta normalizuar dëmin. Dhe ky do të jetë sezoni më cilësor që ne mund ta realizojmë, dhe pse nuk i kemi numrat si vitin e kaluar, mund ta realizojmë përmes investimeve.”

Lleshaj kërkoi nga autoritetet që krahas çështjes së sezonit turistik, të vijojë puna për luftën ndaj krimit mjedisor.

Gjatë takimit ministri lëshoi një mesazh të drejtpërdrejtë edhe ndaj grupeve kriminale në vend.

Diçka tjetër që dua të theksoj, është angazhimi ynë për ta thelluar luftën kundër krimit të organizuar përditë e më tepër. Fieri është një nga qarqet më të mëdha në vend, me dendësi popullsie, me përqendrim të madh të bizneseve dhe resurseve natyrore dhe për rrjedhojë, me potencial për të pasur veprimtari kriminale, sepse dihet që krimi shkon aty ku është ekonomia, ku janë paratë, njerëzit, prandaj detyrat dhe sfidat e policisë këtu janë shumë të larta.Ka filluar me shumë intensitet dhe sukses zbatimi i “Operacionit Forca e Ligjit”, i cili synon të godasë një ndër burimet e krimit që janë, asetet dhe financat kriminale. I gjithë ky proces ndjek një qëllim të vetëm, – të kontribuojë për të shteruar burimet që financojnë krimin. Krimi nuk mund të jetë një biznes. Me këtë jo vetëm e luftojmë por edhe e parandalojmë krimin, duke u thënë të rinjve që joshen për t’u futur në rrugë kriminale se me këtë rrugë nuk mund të ketë sukses, nuk ia vlen, pasi një ditë ajo pasuri do t’ju konfiskohet.Gjykata tashmë ka dhënë vendimet e para për sekuestrimin e aseteve, resorteve, pasurive të patundshme, të cilat tashmë do i kalojnë publikut, qytetarëve, duke i kthyer në shkolla, qendra shëndetësore, komisariate policie, qendra sociale.

Sa i takon luftës ndaj kanabisit, Lleshaj deklaroi se ka ardhur koha që ky fenomen të çrrënjoset njëherë e përgjithmonë ndërsa kërkoi angazhim maksimal nga të gjitha strukturat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *