Gazetari Artan Hoxha e ka cilësuar si të frikshme faktin që 14 nga 100 personat e lishtës së zezë të SHBA ishin nga Shqipëria.

 

I ftuar në studion e edicionit qendror të lajmeve në Vizion Plus, Hoxha tha se përveç kësaj liste është dhe një listë tjetër që ka emra më të rëndësishëm politikanësh, gjyqtarësh e prokurorësh që u është ndërprerë viza në SHBA.

 

Sa I takon SPAK, Hoxha u shpreh optimist se ky institucion mund të jetë funksional brenda janarit, ndërsa akuzoi politikën se po përpiqet që të sabotojë procesin.

 

Çfarë tregon fakti që 14 nga 100 njerës të listës së zezë janë shtetas të Shqipërisë?

 

Në fakt kur e shikon në pikëpamje edhe sasiore numri është shumë I madh. Llogarisim që Shqipëria nuk është as Koreja e Veriut as Irani – pra ne nuk hymë tek shtetet e boshtit të së keqes – nuk janë as oligarkë rus apo biznesmenë të tjerë kinezë me të cilët SHBA kanë probleme të mëdhaja se ato janë fuqi botërore. Pra në një vend kaq të vogël si Shqipëria me një botë që po shkon tek 6 miliardëshi dhe 2.7 milion shqiptarë që kanë ngelur e pikërisht tek këta 2.7 milion shqiptarët të përbëjnë 15% e gjithë asaj listës që ka bërë ai sekretari I shtetit I SHBA është një shifër e frikëshme.

 

Autoritetet amerikane thonë se në këtë listë fusin emra apo individë kur ata pra amerikanët janë të bindur se ka prova të forta për korrupsion? Por në fakt asnjë nga tre zyrtarët apo individët e cituar në listë nuk është I dënuar për korrupsion në Shqipëri. Çfarë tregon ky qëndrimi amerikan? Si bëhet kjo listë?

 

Atëherë ligji 7031 fraksion C I SHBA mbi të cilën sekretari I shtetit vendos dhe merr vendimin për të përfshirë në këtë listë të zezë përfaqësues jo vetëm nga Shiqipëria por nga çdo vend i botës që ata e cilësojnë të përfshirë në çështje korrupsioni apo të tjera… pra e gjithë kjo suazë…po flaës për rastin e Shqipërisë pasi kam parë listën e Kosovës për disa kohë, listën e Maqedonisë nëse e keni parasysh. Atë të politikanëve nga këto dy vendet por me Shqipërinë ka diçka të veçantë vërtetë janë 14 por nga këta 14 tre janë ish-funksionarë e njëri funksionar pasi është deputet. Ish-kryeprokurori zoti Llalla është nën hetim. Është një çështje që nuk është mbyllur ende. Ndërkohë ka filluar një process apelimi në SHBA. Zoti Dako edhe pse është përfaqësues ende në PS porn ë nivelin organizativ. Ndërkohë I vetmi nga këta që është I zgjedhur në nivelin legjislativ, është zgjedhur nga një mandat të drejtëpërdrejtë të zgjedhur nga votuesit në Shkodër. Pjesa tjetar pra, tre janë këta tre bashkëshortet e tyre shkojnë 6 dhe 8 të tjerët janë fëmijët e tyre. Dhe po ta shikosh në total ata përbëjnë atë pjesën dërmuese të Shqipërisë sesa personazhet. Por duhet të kemi parasysh edhe atë listën tjetër që nuk është bërë publike. Dhe përa të ne do të ishim më të interesuar.

 

Çfarë liste është kjo? Dhe çfarë pritet të ketë?

 

Lista tjeëtër është ajo në të cilën u është refuzuar viza ose u është ndërprerë. Sepse e kanë patur vizën. Kjo listë është më interesante sepse aty ka politikanë, gjyqtarë prokurorë. Dhe tek politikanët ka njerëz të rëndësishëm. Më të rendësishëm se këta që janë futur tek lista e Departamentit të Shtetit.

 

Edhe zyrtari I lartë amerikan ka folur se SHBA do të marrë në mbrojtje prokurorët special në Shqipëri. Si shpjegohet një interes kaq I madh amerikan?

 

Nëse kemi parasysh që nga nata e 21-22 korrikut të vitit 2016 ai votimi I famshëm me 140 vota brenda të cilit kishte dhe njerës që ishin me masë arresti shtëpiak. Pra pa qenë SHBA ne nuk do të kishim bërë asnjë hap në reformën në drejtësi e cila është shumë e rëndësishme për këtë vend. Së dyti edhe pse u votua nga 2016 ne jemi ende në një fazë që ka krijuar problematikë shumë të madhe edhe u përfshi edhe tek marrëdhëniet që ka Shqipëria me disa nga vendet e BE. Cilat janë ato? Jemi pa Gjykatë Kushtetuese, jemi pa Gjykatë të Lartë nuk kemi krijaur ende SPAK-un. Dhe të vimë tek SPAK-u që vetë zv/ndihmës sekretari I shtetit sot ishte në Tiranë dhe ishte posaçërisht për këtë gjë. Pra jemi në momentin ku SPAK-u ka detyrim të ketë 10 prokurorë nga 15. Të ketë dy të tretat. Dhe ndërkohë 8 prokurorë I kanë kaluar të dyja shkallët dhe kanë ngelur dy të tjerët që nuk kanë kaluar ende në shkallën e parë. Pra nqs shkalla e parë do të kalojë nesër dy prokurorët e tjerë duhen 30 ditë nga ai moment në zbardhjen e vendimit. Dhe nga 30 ditëshi duhen 15 ditë të tjera që është Komisioneri që vendos nëse do ta apelojë në apel apo jo. Ne jemi në fund të tetorit dhe unë mendoj që me ndihmën dhe presionin amerikan të paktën brenda janarit ne duhet të kemi SPAK-un. Pastaj kemi një problem ktjetër. Kemi BKH. E cila do dhe një periudhë tjetër. Pra pa presionin amerikan klasa jonë politike nuk do të linte gurë pa lëvizur për ta sabotuar hyrjen në veprim të këtyre institucuoneve.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *