Siguria energjetike ishte në fokus të ministerialit të zhvilluar në athinë mes vendeve të evropës qendrore dhe jugore.

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku tha se nuk mjafton vetëm ndërtimi i investimeve në këtë sektor, por duhet edhe ndërlidhja e tyre me vendet fqinje. Në këtë kuadër, fokusi është ndërtimi i nje linje interkonjeksioni energjie mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Komisionerja Katherine Simpson insistoi në vijimin e këtyre projekteve dhe në diversifikimin e burimeve të energjisë, duke premtuar mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Përdorimi i energjisë së rinovueshme, sipas ministres Balluku, është bërë i rëndësishëm veçanërisht në vitet e fundit kur kërcënimi global për sigurimin e energjisë është prezent.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *