Subscribe

Presidenti Ilir Meta i ka dal në krah gazetarëve dhe ka kritikuar Qeverinë lidhur me nismën ligjore “anti-shpifje” të propozuar prej saj.

 

Në një reagim te shperndare nga zyra e shtypit e e Presidencës, thuhet se kreu i shtetit është duke ndjekur me shumë vëmendje shqetësimet e shprehura nga komuniteti i gazetarëve shqiptarë dhe organizatat ndërkombëtare që monitorojnë lirinë e medias në vendin tonë.

 

Duke ndarë bindjen se çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë, presidenti Meta thekson domosdoshmërinë e marrjes në shqyrtim nga ana e qeverisë, por edhe e Parlamentit, e të gjitha sugjerimeve të shprehura nga komuniteti i gazetarëve, me kujdesin dhe vëmendjen e duhur që ato meritojnë.

 

Presidenti Meta liston dhe disa raporte te publikuara këtë vit, lidhur me lirinë e medias ne Shqipëri ku nënvizon se treguesit negative janë këmbana të forta alarmi për gjendjen e përkeqësuar dhe tepër shqetësuese në të cilën ndodhen sot gazetarët në Shqipëri.

 

Presidenti Meta garanton komunitetin e gazetarëve se do të jetë përherë në mbështetje të tyre kundër çdo tentative që synon të cenojë fjalën e lirë dhe pavarësinë e medias, që rrezikon të kthejë vendin 30 vite pas. Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *