Futbolli shqiptar po kalon ditët më të errëta në historinë e tij, pasi ende nuk ka një datë zyrtare për rifillimin e aktiviteteve sportive.

Mëngjesin e të hënës , Liga Profesioniste e futbollit u mblodh në takimin e radhës për të ridalë me vendimin për vazhdimin e bojkotit.

 

EDVIN LIBOHOVA

KREU I LIGES PROFESIONISTE TE FUTBOLLIT

“Liga unanimisht vendosi që bojkoti të vazhdojë derisa qeveria të plotësojë kërkesat. Sigurisht nëse do të ketë tym të bardhë në takimin e nesërm, qëndrimi do të ndryshojë. Mirëpresim që të zgjidhen problematikat dhe kërkesat tona. Në momentin që ato zgjidhen Liga është e gatshme të nisë futbollin dhe rifillojë garën. ”

 

Klubet janë të vendosura për vazhdimin e bojkotit deri në plotësimin e 4 kërkesave megjithatë  sipas Libohovës ,  takimi i rradhës me Ministrinë e  Financave mund të jetë vendimtar.

EDVIN LIBOHOVA 

KREU I LIGES PROFESIONISTE TE FUTBOLLIT

 

” Bisedimet kanë nisur, nuk ka pasur vendimmarrje. Kemi një takim tjetër nesër, shpresoj që përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe Parlamentit të vijnë me një propozim të pëlqyeshëm nga Liga. Ndryshe vazhdojmë me këtë situate.”

 

Liga Profesioniste e Futbollit  pritet të mblidhet nesër , së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Financave për një vendim final lidhur me fatin e futbollit  në vend.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *