Subscribe

Pas shtyrjeve dhe zvarritjes së procesit për më shumë se dy vite,  2020 duket se do të jetë afati i fundit i liberalizimit të tregut të energjisë. Muaji Mars është limiti i përcaktuar me ligj ku 50 subjekte të mbetur tek OSHEE, të linjës 35 kilovolt do të duhet të dalin në treg dhe të sigurojnë vetë energjinë.

 

Ne jemi duke përgatitur që gjatë muajit Janar –Shkurt  rreth 50 subjekte qe kanë mbetur të fillojnë të sigurojnë vetë energjinë. Një nga alternativat do të jetë edhe kompania e re që ka dalë pas ndarjes së kompanisë OSHEE që do të përgatitet për të qenë pjesë e këtij tregu preferencial”, -thotë Elton Sevrani, drejtor në OSHEE.

 

Dalja në treg të lirë e biznesit nisi që në 2018, por ai  nuk gjeti zbatim për të gjithë subjektet. Liberalizimi hasi në vështirësi, pasi jo të gjithë bizneset arrinin të gjenin një furnizues alternativ. Por pavarësisht këtij procesi janë disa kompani të linjës 35 kilovolt që do të mbesin pjesë e furnizimit nga OSHEE.

 

Janë 10 kompani të linjës 35 kv që do të vijojnë të marrin energji prej OSHEE, për shkak se janë objekte të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave ku përfshihen ujësjellës apo spitale.

 

Por 2020 do të nxjerrë në treg të lirë edhe subjekte të tensionit të mesëm.

 

Ky viti do të jetë vit i ndryshimeve të mëdha, pasi jo vetëm ata të linjës 35 klilovlot, por edhe ata me 20 kilovolt do të detyrohen të sigurojnë vetë energjinë”-thotë Sevrani

 

Aktualisht këto biznese që marrin energji me çmime të ndryshme sipas tarifës që OSHEE siguron në tregun e lirë. Liberalizmi i këtij tregu është një kusht edhe i sekretariatit të energjisë në Vjenë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *