LG sapo prezantoi një version të ri dhe më të fuqishëm të G6-ës. I njohur si LG G6 Plus, telefon ofron më shumë memorje RAM dhe të brendshme.

 

Debutimit, i paralajmëruar 2 javë më parë, është pjesë e një strategjie e cila duket se ka funksionuar mjaft mirë për rivalët e LG me disa versione të ndryshme të telefonit më të mirë.

 

LG V30, i cili do të debutojë në IFA gjatë Vjeshtës pritet të ndjekë të njëjtin kurs. LG G6 Plus ka 6GB RAM dhe 128GB memorje të brendshme krahasuar me 4GB RAM dhe 64GB memorje të brendshme në G6.

 

Çdo specifikë tjetër përveç RAM-it dhe memorjes ngelet identike me versionin origjinal: ekran 5.7 inç Quad HD+, procesor Snapdragon 821, dy kamera 13 megapiksel dhe bateri 3,300 mAh, shkruan PCWorld Albanian.

 

Besojmë se ajo që i mungon më shumë këtij modeli do të ishte procesori Snapdragon 835. Sa i përket baterisë, G6 Plus vjen me teknologjinë e ngarkimit wireless.

 

Gjithashtu me telefonin vinë edhe dy ngjyra të reja, blu dhe artë. Telefoni pritet të kushtojë 100 dolla rmë shumë sesa G6.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *