E shtunë, 24 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/4 përditësuar 44 sekonda më parë
Video · Kulturë

Lezhë, përplasje mes Bashkisë dhe Ministrisë së Kulturës për vendosjen e shtatores së “Skënderbeut”

Bashkia e Lezhës dhe Ministria e kulturës Përplasen për shtatoren e Skënderbeut, e planifikuar për tu vendosur ne sheshin “Gjergj Kastrioti”. Kjo shtatore do te inaugurohej me 2 mars ne kremtimet për Besëlidhjen e Lezhës dhe me rastin e samitit te dyte te diasporës.

 

Reklamë

Problemi ka lindur për shkak te lejes qe i nevojitet Bashkisë Lezhë nga Instituti i Monumenteve. Sipas Ministrisë se Kulturës, leja nuk është dhënë sepse vendi ku do te vendoset busti është zone arkeologjike.

 

Reklamë

Kryetari i Bashkisë Fran Frrokaj ka sqaruar paqartësinë, ndërkohë qe kërkoi dhe mbështetjen e ministrisë për ti hapur rruge vendosjes se shtatores se heroit kombëtar ne Lezhë.

 

Nese shtatorja nuk do te vendoset brenda datës 2 mars, Fran Frrokaj thotë se do te braktise aktivitetin e programuar nga qeveria.

 

Heroi kombëtar Gjergj Kastrioti nuk ka ende një bust ne sheshin me te njëjtin emër.

 

 

Më shumë video

Reklamë