Subscribe

Kjo është situata ne të cilën është zgjuar qyteti i Lezhës mëngjesin e kësaj te mërkure. Ndërkohe janë me qindra hektarë tokë të përmbytura, ku krahas reshjeve me intensitet të lartë të rënë gjatë 24 orëve ka ndikuar edhe prurjet e lumit Drin. Ne blloqet e banimit në qytet janë përqendruar dhjetëra punonjës të shërbimeve në bashki per normalizimin e situatës. Kryebashkiaku Fran Frrokaj thotë se qeveria duhet t’i vijë në ndihmë Lezhës,e cila është gjithmonë e rriskuar për shkak edhe të pozicionit gjeografik, por edhe ndërtimeve pa leje të cilat janë bërë gjatë gjithë këtyre viteve. Për drejtorin rajonal Ndoc Lleshi dëmet më të mëdha kanë qenë në bujqësi. Ne qarkun Lezhës, zonat më problematike janë në Zadrima,Zejmeni,Torovica dhe Bregu i Matës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *