Prej 2 javësh, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat janë bërë ndryshime në rang drejtuesish. Emërimet e reja kanë prekur edhe pesë komisariatet e kësaj drejtorie.

 

Ndryshimet dhe emërimet e reja janë kryer me kërkesë të Drejtorit të Policisë së Beratit, Edmond Tarkaj, me qëllim rritjen e rendit e sigurisë publike, si dhe parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve kriminale në të gjithë qarkun.

 

Ndryshimet kanë prekur çdo sektor drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në të cilën është emëruar:

 

– Zv/drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike emërohet drejtues Albert Nushi që zëvendësoi drejtuesin Arjan Ferri;

 

– Shefi i Sektorit për Rendin dhe Sigurinë Publike është emëruar Kryekomisari Baki Musaku, që zëvendësoi Kryekomisarin Dashamir Bendaj, ky i fundit i emëruar Shefi i Njësisë Operacionale në DVP Tiranë;

 

– Shefi Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar është emëruar Komisar Argent Shytia, i cili ka ardhur në Berat nga DVP Tiranë, ku ishte më parë Shef i Krimeve të Rënda.

 

– Shefi i Krimeve të Rënda është emëruar Edmond Selami.

 

– Shefi i Seksionit për Qarkullimin Rrugor është emëruar Komisar Enea Kaci, i cili zëvendësoi Komisarin Dritan Allajbeu, që u emërua drejtues në sektorin e qarkullimit rrugor në Durrës.

 

Përveç ndryshimeve brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, janë ndryshuar edhe drejtuesit e Komisariateve Berat, Kuçovë dhe Dimal.

 

-Shefi i Komisariatit të Policisë Berat është emëruar Komisar Sokol Laze, që zëvendësoi Kryekomisarin Alfred Cenaj;

 

– Shefi i Komisariatit të Policisë Kuçovë është emëruar Komisar Erjon Ismaili, që zëvendësoi Komisar Geront Seitllarin;

 

– Shefi i Komisariatit të Policisë Dimal është emëruar Nën/Komisar Artan Musai, që zëvendësoi Komisar Bernard Kaziaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *