Subscribe

Tingujt e muzikës së trevës së Leskovikut do të jenë shoqërueset e mbrëmjes së të martës në spektaklin “Këngë Moj”, në ekranin e Vizion Plus. Këngët më të njohura të kësaj zone do të vijnë nën interpretimin e këngëtarëve jo vetëm të kësaj krahine, por edhe më gjerë.

 

 

VASKE CURRI

 

KENGETAR

 

“Leskovikun unë e kam në zemër, sepse unë në Leskovik kam qëndruar edhe pse jam nga Përmeti. Muzika e Leskovikut na ndjell gjithmonë ato këngët tradicionale të parat.”

 

 

 

NERTILA VRETO

KENGETARE

“Nuk kam shumë kohë që kam vizituar qytetin e Leskovikut, madje bëra dhe një foto me bustin e rilindasit Jani Vreto dhe jam shumë krenare që sot kam ardhur të përfaqësoj atë zonë të mrekullueshme dhe ato këngë fantastike.”

 

Kjo mbrëmje shumë prej artistëve i kthen pas në kohën kur emrat më në zë të kësaj zone këndonin këngët e kësaj krahine.

 

 

IRINI QIRJAKO

KENGETRE

“këngët e Leskovikut janë këngë shumë të bukura, janë këngët e mrekullueshme të Hafize Leskovikut nje këngëtare e jashtëzakonshme. është një kënaqësi e veçantë sepse “Këngë Moj” ne na mbush shpirtin, jo vetëm ne artistëve, ne këngëtarëve popullor por edhe të gjithë publikut shqiptar.”

 

 

ELI FARA

KENGETARE

 

“Për natën e Leskovikut patjetër që pranova me kënaqësi sepse janë këngë mëse të veçanta. Që në fëmijëri kam dëgjuar për Hafizen e Leskovikut, kur kam kënduar këngët dhe e kam dashuruar atë dhe zërin e saj.”

 

Nata e Leskovikut vjen sonte në mbrëmje në ekranin e Vizion Plus në orën 21:00

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *