Disa muaj më parë u bë publik vendimi i Leo Messit dhe Antonella Roccuzzo për të zyrtarizuar me martesë zyrtare marrëdhënien e tyre, që ka kohëzgjatje prej më shumë se dhjetë vjetësh.

 

 

 

Ishte revista “Hello”, ajo që zbuloi shkuarjen në altar të yllit argjentinas të Barcelonës, përmes një ceremonie të madhe martesore. Tashmë, më shumë se kaq, ekziston edhe një datë e shënuar në kalendar.

 

 

 

Me sa duket ceremonia, e cila do të mbahet në Katedralen e Rosarios, vendlindja e të dyve, do të zhvillohet më 30 qershor. Pra, ajo nuk do të përputhet, siç pretendohet nga shumë media, me ditëlindjen e yllit argjentinas, që është më 24 qershor.

 

 

 

Kjo do të ndodhë, megjithatë, një javë më vonë pasi Mesi të ketë rrumbullakosur 30-vjetorin. Në mënyrë të veçantë, do të ndodhë të premten e fundit të muajit të ardhshëm. Është e njohur se çifti ka dy fëmijë të përbashkët, Thiago dhe Matthew, të cilët do të luajë një rol kyç në martesë dhe banket, në Arroyo Seco, një qytet i qetë jo larg lagjes ku kanë lindur “aktorët” e kësaj ceremonie.

 

 

 

Megjithatë, çifti është i vetëdijshëm se jo të gjithë mund të udhëtojnë në Argjentinë për ngjarjen, ndaj ka planifikuar një ceremoni të dytë, që do të mbahet në Barcelonë, në restorant “9 mbretëreshat”, e cila pritet të tërheqë rreth 600 të ftuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *