Këngëtarja Ledina Çelo e komentuar për linjat e saj perfekte fizike duket se pëlqen shumë tatuazhet. Ditën e sotme Ledina ka ndarë me ndjekësit e saj virtual foto të një tatuazhi që ajo e mban në dorën e saj, ku shihet mjaft qartë simbolika e rëndësishme që ai ka.

 

Në foto shihet shenja e infinitit e ndërthurur me rrahjet e zemrës si dhe emrat e dy fëmijëve të saj. ‘Periana dhe Erlis’, shkruhet në tatuazhin kuptimplot të këngëtares, i cili mund të përkthehet si një dashuri pa limite për dy fëmijët e saj.

 

 

Ky është një përjetësim i dashurisë për fëmijët që çdo nënë do e mbante në lëkurën e saj. Kujtojmë, se disa javë më parë është fotografuar një tjetër tatuazh në trupin e këngëtares, ndërkohë që pushonte në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *