Inter fitoi për herë të 8 në histori superkupën e Italisë, vetëm  një më pak tashmë në raport me Juventusin rekordmen.

Zikaltërit mundën duke djersitur shumë Napolin në finale e luajtur në Arabinë Saudite, falë një goli vendimtar të Lautaro Martienz në minutën e 91.

Përveçse çon në shtëpi superkupën për edicionin e tretë radhazi aq sa Milani në vitet 1992-1993, 1994, Interi gjithashtu arkëton 8 milionë euro, 3 më shumë sesa Napoli finalist.

Zikaltërit ishin më kërkues në pjesën e parë të finales, kontrolluan më tepër topin, por skuadra e Maxarrit u mbrojt shumë mirë dhe herë pas here zbritjet ia besoi dyshes Kvaratshkelia dhe Poltiano.

Për skuadrën e Inzagit provuan Di Marko, Lautaro, Turam dhe Mkitarian. Starti i pjesës së parë kishte brenda edhe tension, i cili konkretizohet më së shumti me daljen jashtë loje të Simeones i cili mori kartonin e dytë të verdhë për një faull jo sportivë ndaj Acerbit, vendim që tërboi Maxarrin.

Moment që ndryshon edhe më tepër dinamikat e ndeshjes. Fillimisht Turam dhe Lautaro shpërdorojnë raste të mira, pastaj radhën për të gabuar e patën Arnautovic dhe Fratesi në 5 minutat e fundit.

Napoli reziston deri në minutën e për shtesë dhe dorëzohet pas një goli të zakonshmit Lautaro Martinez i aftë për të shënuar në zonë pas një shërbimi të Pavard.

Tjetër trofe për Interin dhe rekord për Simone Inzagin që fitoi superkupën për herë të 5 në karrierë si trajner më shumë se Anceloti dhe Lipi./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *